Ai mban një master në Zhvillimin Lokal Krahasues (diploma të përbashkëta nga Universiteti i Trentos, Itali, Universiteti i Regensburgut (Gjermani) dhe Universiteti i Lubjanës (Slloveni).
Ka përfunduar studimet e ciklit të parë në Universitetin Shën Ciril dhe Metodi të Departamentit të Studimeve Politike – Shkup.
Bakiu ishte praktikant në Kuvendin e R.M. dhe studjues në Institutin për Demokraci, Solidaritet dhe Shoqëri Civile.
Ai ka punuar për më shumë se 7 vjet si analist në Qendrën për Kërkime dhe Politikëbërje, më tej Bakiu është themeluesi i Institutit për Kërkime të Politikave dhe Qeverisje të Mirë – IPPI.
Ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe seminare.
Vitet e fundit, ai ka punuar në organizatat ndërkombëtare në PNUD nga viti 2018 deri në vitin 2020.
Më pas ai drejton Qendrën e Shtrirjes së Aleancës për Shqiptarët
Fushat e tij të interesit janë decentralizimi, analiza socio-ekonomike në një kontekst shumë-etnik, zhvillimi lokal dhe transparenca e çështjeve buxhetore.
Bakiu ka 10 vjet përvojë pune në sektorin e OJQ-ve, duke punuar në projekte të ndryshme.
Bakiu ka përvojë pune si konsulent në Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe Ministrinë e Drejtësisë.
Bakiu ishte gjithashtu sekretar shteti në Ministrinë e Sistemit Politik për gjashtë muaj.