fb_img
Përmasat e fontit
Kontrasti
IP nga lëmia e shëndetësisë për nevojat e Institucioneve
publik shëndetësore, Klinikave universitare, Entit dhe Qendrës Urgjente – Shkup

Roli i Institucionit Publik në fushën e shëndetësisëpër nevojat e institucioneve shëndetësore publike, klinikave universitare, entit dhe qendrës urgjente Shkup është shërbimi cilësor dhe efikas i shfrytëzuesve të shërbimeve me shfrytëzimin më racional dhe të vazhdueshëm të mjeteve dhe pajisjeve në dispozicion.


Duke u nisur nga nevoja për kryerjen ligjore, profesionale, efikase, racionale, në kohë dhe me përgjegjësi të punëve dhe detyrave në veprimtarinë e IP-së në fushën e shëndetësisë, standardi i lartë i shërbimeve arrihet me:

  • ⮚ sigurimin e kushteve për përsosjen e vazhdueshme profesionale të personalit, si dhe pjesëmarrjen në të gjitha llojet e mbledhjeve profesionale dhe shkencore (kongrese, seminare, trajnime) brenda dhe jashtë vendit;
  • ⮚ organizimin dhe zbatimin e masave për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së punës profesionale dhe sistemit për menaxhimin e cilësisë në përputhje me kërkesat e Standardit ISO 9001:2008;
  • ⮚ sigurimin e pajisjeve dhe aparateve më moderne në përputhje me mundësitë ekonomike dhe mjetet financiare në dispozicion të IP-së në fushën e shëndetësisë
  • ⮚ organizimin gjatë grumbullimit, transportit dhe deponimit të mbetjeve mjekësore, në pajtim me Ligjin për menaxhimin e mbetjeve mjekësore;
  • përgjegjësinë profesionale, kompetencën dhe etikën


QËLLIMET:

  • Rritja e kënaqësisë së shfrytëzuesve të shërbimeve në pjesën e sterilizimit qendror, punëve komerciale-farmaceutike, të ushqyerit e të sëmurëve, mirëmbajtjes së sipërfaqeve të lira, organizimit gjatë grumbullimit, transportit dhe deponimit të mbetjeve komunale dhe mjekësore, punëve kompjuterike dhe informatike, punëve për sigurimin dhe mbrojtjen e pronës dhe personave, prokurimeve të barnave, materialit mjekësor, inventarit të vogël, pajisjeve, mjeteve ndihmëse mjekësore, etj.
  • ⮚ ngritja e vazhdueshme e nivelit të shërbimeve, me çka do të arrihet përmbushja e standardeve më të larta; ;
  • ⮚ ngritja e vazhdueshme e profesionalizmit të punonjësve përmes të gjitha llojeve të edukimit;
  • përmirësimi i kushteve të punës dhe pajisjeve të IP-së në fushën e shëndetësisë;


Lënda dhe fusha e aplikimit

Doracaku i cilësisë i IP-së në fushën e shëndetësisë ofron politikë dhe procedura të përgjithshme për realizimin e shërbimeve në fushën e shëndetësisë.
Doracaku i cilësisë është dokumenti më i lartë i cilësisë i IP-së.

IP në fushën e shëndetësisë kryen punë me interes të përbashkët.

Me interes të përbashkët nënkuptohet kryerja e punëve dhe shërbimeve në fushën e:

  • - sterilizimit qendror,
  • - punëve komerciale-farmaceutike,
  • - të ushqyerit e të sëmurëve,
  • - centralit telefonik,
  • - mirëmbajtjes së sipërfaqeve të lira,
  • - organizimit gjatë grumbullimit, transportit dhe deponimit të mbetjeve komunale dhe mjekësore,
  • - punëve kompjuterike dhe informatike,
  • - punëve për sigurimin dhe mbrojtjen e pronës dhe personave,
  • - përdorimin dhe mirëmbajtjen e parkingut,
  • - prokurimeve të barnave, materialit mjekësor, inventarit të vogël, pajisjeve, mjeteve ndihmëse mjekësore, etj.